Zyrtare: Prishtina përforcohet me portierin Ardit Nika

Prishtina

Prishtina njoftoi për përforcimin e ri me portierin Ardit Nika.

Ardit Nika që është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21 dhe ishte të skuadra e Ligës së Parë, Flamurtari.

“Bardhëkaltërit” përmes një komunikate konfirmuan transferimin e Nikës.


Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Në Prishtinë për ambicie më të larta”

Prishtinë, 6 janar 2021 – Portieri 191 cm i gjatë, Ardit Nika, më 12 janar mbush 23, rikthehet në Prishtinë pas dy vitesh qëndrim si portier i parë i Flamurtarit në skuadrën e Prishtinës në të cilën kishte arritur deri te portieri i dytë i skuadrës duke qenë kampion me U19 në edicionin 2016/17.

“Besoj shumë se jam duke bërë zgjidhjen e duhur me rikthimin tim tek Prishtina. Besoj se mund t’i arrijë ambiciet të cilat i kam, që do të thotë se pretendoj që mos të lëviz nga skuadra. Kam besim të plotë se me angazhim maksimal do t’ia arrijë të jem portier i parë i skuadrës. Jam i ri, koha është në favorin tim, jam në klubin e duhur, në klubin më të madh në vend dhe me mbetët të punoj shumë dhe të dëshmoj cilësitë që kam”, shkruhej në komunikatë.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu