Zemaj: Ne po bëjmë të pamundurën, na ndihmoni edhe ju

Armend Zemaj

Armend Zemaj ka bërë thirrje nga Gjilani që të tregohet kulturë më e lartë qytetare për zbatimin e masave të caktuara ndaj pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se organi që udhëheqë ai po bën gjithçka në
luf timin e pandemisë, por duhet edhe ndihma e qytetarëve.

LEXO EDHE: Prishtinë, punëtori me virus punoi në një market – nuk i dha…


“Numrat janë alarmantë.

Për ta ndryshuar gjendjen, duhet ndryshuar sjelljen dhe dinamikën.

Qeveria dhe ministri e Shëndetësisë po bëjnë gjithçka që është e mundur t’i bëjnë ballë virusit. Kemi ngritur të gjitha kapacitetet e mundshme.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e Qeverisë, të na ndihmojnë ne dhe të gjithëve” ka thënë Zemaj.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu