Vd esin nga nga Co vid-19 një 21 vjeçare dhe një 41 vjeçare shtatzënë në QKUK

Lajmi

Dy persona të gjinisë femërore, një 21 vjeçare si dhe një 41 vjeçare si pasojë e infektimit me cor onavi rus, sot kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas zëdhënëses e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, 21 vjeçarja përveç që ishte e prekur me CO VID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese.

Ndërsa, 41 vjeçarja siç tha Qyqalla ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Mundësi punësimi në Gjermani

LEXO EDHE: Gjilan: Vd esin tre pacientë nga CO VID

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- CO VID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vd ekje të pacienteve të konfirmuar me CO VID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga CO VID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si CO VID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu