Trusti Pensional: Pagesat e para të 10%-shit ekzekutohen më 23 dhjetor

Trusti Pensional

Trusti Pensional i Kosovës ka konfirmuar se ata që kanë aplikuar për tërheqjen e Trustit deri dje, paratë do t’u dalin më 23 dhjetor.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Trusti Pensional i Kosovës.

“Për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, ka bërë të ditur Trusti Pensional i Kosovës.


Deri sot, ndonëse ka kaluar vetëm një javë, kanë aplikuar më shumë se 50 për qind e kontributdhënësve.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu
https://www.instagram.com/prettywomanbyleonora/