Trusti: Mbi 8 mijë persona aplikuan që t’i tërheqin më pak se 10 euro

Euro

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka publikuar statistikat për tërheqje të 10%-shit për pesë ditët e para.

Banorët e Kosovës vazhdojnë të aplikojnë në Fondin e Kursimeve Pensionale për
tërheqjen e 10 përqindëshit.

LEXO EDHE: Gjermania me 72 milionë euro ndihmë për Kosovën


Trusti ka publikuar statistikat e aplikimeve për tërheqjen e 10 përqindëshit në pesë
ditët e para.

Sipas këtyre statistikave, deri më tani janë 8 mijë e 193 persona të cilëve nga
tërheqja e 10 përqindëshi i takojnë 10 euro apo edhe më pak.

Theksojmë se nga 11 dhjetori ka filluar aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit dhe ky aplikim do të zgjas katër muaj.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu