Surprizoni familjarët dhe miqtë me këtë ëmbëlsirë të veçantë

– 5 të verdhë të vezëve;
– 5 të bardhë të vezëve;
– 5 lugë miell;
– 5 lugë sheqer kristal;
– 50 ml vaj;
– një lëvore limoni e grirë në rende;
– ekstrakt limoni;
– 1 sheqer vaniljeje.

Përgatitja:

Përzieni mirë të bardhët e vezëve, shtoni sheqer dhe vazhdoni t’i përzieni.

Qitni lëvoren dhe ekstraktin e limonit, vaniljen, të verdhët e vezëve dhe vajin. Dhe në fund miellin, lehtë tundeni derisa tretja të bashkohet.

Derdhni në tepsi në të cilin keni vënë letër për pjekje dhe piqeni në 200 gradë Celsius 15 minuta.

Biskotën e pjekur priteni në pesë shirita të njëjtë.

Përbërësit për fill:

– 500 ml ajkë të ëmbël;
– 2 jogurtë grekë;
– 1 lëvore limoni e grirë në rende;
– lëng i shtrydhur i një limoni;
– 3 lugë sheqer pluhur.

Të gjithë përbërësit për fill përzieni derisa të bashkohen.

Me fill lyeni shiritat e biskotave dhe rrotulloni në rrathë.

Dekoroni tortën sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Shperndajeni :
Reklamo Këtu