Teksa sekretarja e Speciales i’a lexon akuzat e rënda, Salih Mustafa buzëqesh

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa aktualisht është duke marrë pjesë në seancën e parë gjyqësore kundër tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar nga sekretarja e çështjes paraprake që t’i lexojë të gjitha akuzat që e përfshijnë Salih Mustafën në vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor të të ndaluarve në një kamp ndalimi në fshatin Zllashë më 1999.

Teksa sekretarja po i lexonte këto dhe akuzat e tjera të rënda, Salih Mustafa është shfaqur i buzëqeshur, ndërsa në disa raste merr shënime.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu