‘’Të dua!’’ Yll Limani me fjalë të ëmbla dedikuar personit të zemrës

‘’Të dua!’’ Yll Limani me fjalë të ëmbla dedikuar personit të zemrës

Sot është një ditë e veçantë në familjen e Yll Limanit.

Nëna e këngëtarit sot feston ditëlindjen e saj dhe natyrisht nuk ka munguar një dedikim i ndjerë nga Ylli.

Artisti ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të nënës së tij sipër së cilës ka thurur fjalë të ëmbla siç di vetëm ai.

“Pika jem e dobët. Mam! Urime ditëlindja! Jetofsh sa më gjatë! Të dua!”- ka shkruar Ylli.

 

Për lidhjen e tij të fortë me nënën këngëtari ka folur edhe më parë në disa paraqitje televizive duke zbuluar se ajo është personi së cilës i tregon çdo gjë.

Sa i përket projekteve muzikore Ylli sapo ka publikuar një projekt me këngëtaren Elvana Gjata ku u përfshinë dy këngë dhe rezultuan shumë suksesshëm.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu