Ditët me shi duken perfekte për të qëndruar në shtëpi, por fatkeqësisht, ky nuk është një opsion për të gjithë. Për arsye, si puna apo qëllime të tjera që mund t’i keni vënë vetes, disave prej jush mund t’ju duhet të zgjohen herët në mëngjes. Në kohë të zymta, kjo s’është aspak e lehtë.

Ja disa këshilla të thjeshta, për t’jua lehtësuar sadopak mëngjesin e ditëve me shi:

1 – Pini një gotë!

Pirja e ujit sapo të zgjoheni, do të ndihmojë në stimulimin e trupit dhe do t’ju ndihmojë të qëndroni zgjuar. Mbajeni në komodinën e natës dhe pijeni sapo të zgjoheni.

2 – Pini diçka para se të flini

Kështu, kur të nesërmen të bjerë alarmi, me siguri do t’ju duhet të shkoni në tualet dhe nuk do të jeni në gjendje t’i ktheheni gjumit.

3 – Përpiquni të largoni shprehjen “Dhe 5 minuta”

Trajnoni veten që t’i përgjigjeni menjëherë alarmit. Shtyrja e saj për ca minuta më shumë nuk ju bën asnjë të mirë.

4 – Përqendrohuni në atë që do bëni gjatë ditës

Është shumë më e lehtë të ngrihesh nga shtrati kur përqendrohesh në diçka që në të vërtetë dëshiron të bësh, në vend të asaj që duhet të bësh me patjetër. Provoni të veçoni disa minuta në mëngjes për një ritual që do t’ju ndihmojë të zgjoheni. Ndoshta është kafeja në shtrat (pasi keni pirë ujë), koha për të shfletuar një revistë dizajni, ose një dush me një sapun të veçantë. Çfarëdo që të jetë, përpiquni t’i jepni vetes diçka që do t’ju ndihmojë të filloni ditën si duhet.

5 – Nëse zgjoheni para se të fiket alarmi, ngrihuni nga shtrati

Nëse ktheheni për të fjetur ose prisni alarmin, ka shumë mundësi që të ndiheni më të përgjumur. Ndiqni ciklet tuaja natyrore të gjumit, shfrytëzoni ditën dhe përqafoni ato minuta shtesë, nëse trupi juaj ju po ju tregon se është koha të ngriheni.

6 – Bëni diçka aktive.

Ju mund të mos keni kohë ose energji për një rutinë të plotë ushtrimesh çdo mëngjes, por bëni që trupi juaj të lëvizë disi. Thjesht vendosni muzikë dhe kërceni.

7 – Kujtojini vetes se çfarë duhet të bëni

Çdo mbrëmje, bëni një listë me detyrat që ju presin ditën tjetër. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni natën sikur i keni ato gjëra të trajtuara, ose të paktën të shënuara, për ditën në vijim, dhe do t’ju japë më shumë arsye për t’u ngritur në mëngjes.

8 – Mbani alarmin larg

Nëse asgjë nga këto nuk funksionon, ekziston gjithmonë mundësia e vendosjes së alarmit në cepin tjetër të dhomës, më larg komodinës suaj.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu