Si i shohin foshnjat e porsalindura prindërit e tyre?

Shumë nga ju ndoshta e kanë çuar nëpër mend se si na shohin të porsalindurit kur shqisat e tyre nuk kanë marrë ende zhvillimin e tyre të plotë.

Madje mund të themi se disa prindër nuk e dinë se kur është momenti kur fëmija fillon të kuptojë emocionet e tyre.

Në një studim nga Universiteti Psikologjik i Oslos dhe Uppsalas psikologët kanë shqyrtuar reagimet e foshnjave dy deri në tri ditëshe.

Sipas rezultateve, maksimumi i distancës për një të porsalindur për të dalluar nëse je i lumtur apo i mërzitur është 30 centimetra.

Nëse distanca rritet në 60 centimetra apo më shumë, imazhi që sheh fëmija është thjesht i mjegullt.

Psikologët përdorën video në të cilat kishin fokusuar fytyra që ndryshonin në mënyrë konstante ndjeshmërinë emocionale.

Reagimet e të porsalindurve ishin një indikator nëse ata mund të dallonin ndryshimet mes buzëqeshjes dhe acarimit. Në përgjithësi për distanca më të vogla se 30 cm saktësia ishte më e madhe.

Megjithatë, të dallosh emocionet nuk do të thotë që mund t’i kuptosh ato, aq më pak kur është fjala për të porsalindurit.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu