Shërohen nga virusi edhe 142 pacientë

142 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, brenda 24 orëve janë regjistruar tri raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu