Shakira bashkë me Jennifer Lopez do performojnë në ‘Super Bowl’

Shakira dhe Jennifer Lopez dy divat e muzikës kanë konfirmuar përmes profileve të tyre në Tëwitter se do performojnë në shfaqjen ‘Super Bowl 2020’, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Nuk bëhet më e madhe se kjo, shumë e entuziazmuar për këtë” kishte shkruar Shakira.

Në një njoftim për shtyp, Lopez shtoi: “Që kur pashë Diana Ross të fluturonte në qiell në ‘Show Halftime’, ëndërroja të performoja në Super Bowl. Dhe tani është bërë edhe më e veçantë jo vetëm sepse është 100 vjetori i NFL, por edhe sepse po performoj me një shok tjetër Latina. Nuk mund të pres që të tregoj se çfarë mund të bëjmë ne vajzat në skenën më të madhe në botë “. ka thënë ajo

Shperndajeni :
Reklamo Këtu