Sami Lushtaku fton Fatmir Limajn në PDK

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka thënë se është një nga pjestarët e vetëm që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Ish-kryetari i Skenderajit ka thënë se do të donte që të Nisma e Limajt të shkrihet në PDK.

“Unë jam një i vetmi në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK-së. Jam deri në skaj në idenë që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që të mos ketë Nismë fare, që Limaj të vijë në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet. Kam pasur kontakte dhe do kem përsëri me Limajn për këtë temë”, ka thënë Lushtaku.

LEXO EDHE: ‘Nëse nuk e votoni Albinin dhe Vjosën, ju betohem se Kosova nuk do të ekzistojë më’


Lushtaku ka konfirmuar se në këto zgjedhje nuk do të jetë kandidat për deputet nga PDK-ja.

“S’e kam mendjen me kandidu për deputet, djali im Mërgimi po”, ka thënë ai.

I fuqishmi i PDK-së ka thënë se ka një dëshirë të zjarrtë që pjesë e listës për deputet të jetë edhe Albin Kurti nga Vetëvendosje.

“Kisha pas qef Albini me kandidu. Më vjen keq nëse ndodh moskandidimi i tij. Kam qef me pa Albinin”, ka thënë Lushtaku.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu