Rukiqi: Këta sektorë do të përfitojnë nga financimi amerikan

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Berat Rukiqi ka treguar se cilët sektorë pritet të përfitojnë nga marrëveshja e financimit amerikan, që u nënshkrua më 4 shtator në Washington.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka përmendur Brezovicën, Rugovën, Fabrikën e Baterive, Industrinë e Ushqimit e Përpunimin e Plumbit.

Tutje, ai ka thënë se nga marrëveshja e financimit, Kosova do të përfitojë edhe në teknologjinë 5G. Rukiqi ka shtuar se janë krijuar të gjitha mundësitë, teksa Kosovës i mbetet që të zhvillojë projekte të mira dhe fizibile.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sektoret dhe projektet me mundesi te perfitimit te financimit amerikan:

– Brezovica

– Rugova (Borea)

– Fabrika e baterive

– Termocentrali me LNG (Gas Natyror)

– Industria e perpunimit te ushqimit

– Qendra e logjistikes

– IT (per global supply chains)

– Perpunimi i plumbit

– Sektori automativ

– Teknologjite 5G

– etj

Mundesite jane, neve na mbetet te zhvillojme projekte te mira dhe fizibile.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu