Romeo dhe Aleksia marrin vendimin e rëndësishëm

weeqe

Romeo dhe Aleksia marrin vendimin e rëndësishëm

Romeo Veshaj ka nisur prej disa muajsh një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit.

Disa ditë më parë Romeo dhe Aleksia postuan në rrjete sociale fotografi nga i njëjti vend në Vlorë dhe prej kësaj nisën dyshimet e para se ata janë bashkë Më pas u vu re se vetë Aleksia kishte ndarë në rrjete sociale foto në makinë, ku mund të dallohet farë lehtë edhe Romeo.


Lidhja e dyshes ka avancuar aq shumë, sa ata kanë nisur edhe të jetojnë bashkë në një shtëpi. Raporti mes tyre duket shumë i fortë dhe ata kanë menduar që ta jetojnë këtë lidhje në privatësi të plotë

Madje disa ditë më parë Aleksia Peleshi publikoi në Instagram një foto, në të cilën shihej përkrah aktorit të humorit. Ajo e kishte mbuluar fytyrën e tij me kapuçin e bluzës, por kuptohej qartë se djali në foto ishte Romeo Veshaj.

Nga fotografia dallohej që ata ishin në një ambient shtëpie dhe të dy shiheshin të veshur me veshje sportive.

Teksa Aleksia nuk ka nguruar të ndajë të tilla imazhe në rrjete sociale me Romeon, ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë deri më sot për lidhjen e re.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu
Mundësi punësimi në Gjermani