Punëtorët e Postës ende nuk kanë marrë pagat e dhjetorit, Sindikata merr këtë vendim

posta

Situatë të rënduar financiare kanë të dy ndërmarrjet më të mëdha në vend, Posta dhe Telekomi i Kosovës.

Përpos pand emisë, të njëjtit po ballafaqohen edhe me situatën e rënduar që është krijuar tash e sa vite nga kompania Devolli.

Edhe pse parashihet që pagat e punëtorëve në këto dy institucione të lëshohen në ditët e para të muajit, ato ende nuk janë alokuar në llogaritë e tyre bankare.


LEXO EDHE: VV paralajmëron: 200 mijë vota vetëm nga diaspora

Lidhur me këtë është kontaktuar kryeshefin e Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi ka konfirmuar se vetëm një pjesë e punëtorëve të Postës janë paguar deri më 8 janar, por që menaxhmenti i mesëm dhe ai i lartë nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor të vitit 2020.

Madje sipas tij e gjithë kjo po ndodhë për shkak të borxhit që Telekomi ka ndaj Devolli Corporation.

“Punëtorët e Postës janë paguar nga data 5 deri më 8 janar, pra rrogat e dhjetorit ndërsa pjesa tjetër edhe e Telekomit edhe e Postës ka vështirësi për shkak të borxhit që ka ndaj Devolli Company. Nuk janë paguar menaxhmenti i mesëm edhe i lartë i Telekomit dhe i Postës së bashku. Rrogat e dhjetorit nuk i kanë marrë ende”, tha Smakiqi.

Madje ai theksoi se ende nuk dihet se kur mund të paguhen, pasi e gjitha varet nga ky borxh i cili është formësuar dhe se kur të ekzekutohen borxhet, atëherë do të alokohen edhe pagat nëpër llogaritë bankare të stafit të Postës së Kosovës.

“Ende nuk dihet se kur mund të paguhen, pasi e gjithë kjo varet nga borxhi që i Telekomi ndaj Postës, kur të na ekzekuton borxhet ne i ekzekutojmë pagat, përndryshe jemi në pand emi dhe afarizmi dhe qarkullimi dhe bizneseve është në rënie rreth 30%.Presim që brenda javës, por varet e gjitha nga Telekomi më së shumti”, shtoi ai.

Edhe përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Bujar Shala, tha se ende nuk i kanë marrë pagat e dhjetorit për arsye se Telekomi i Kosovës nuk ka mundësi ta ekzekutojë borxhin që ka ndaj Postës, për arsye që duhet t’i paguhen parat e Z-Mobile.

“Poashtu Qeveria, respektivisht MZHE-ja, nuk po ja paguan Postës së Kosovës borxhin që na ka për SHUP apo Shërbimin Universal të Postës që ligjërisht është i obliguar që të paguaj”, tha Shala.

Gjithashtu i njëjti bëri të ditur se nesër Sindikata e Postës së Kosovës do të zhvillojë një takim urgjent në lidhje me këtë dhe se do të vendoset se çfarë do të bëhet për hapat e mëtejshëm.

Problemet financiare nuk është se ishin shumë të vërejtshme për drejtuesit e Postës së Kosovës.

Pasi më 3 dhjetor 2020, në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës u vendos t’iu rritet paga prej 30% zyrtarëve të lartë të Postës, vendim ky i cili më pas u anulua pas presionit mediatik.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu