Prishtinë, punëtori me virus punoi në një market – nuk i dha pushim shefi

Prishtine

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një person i infektuar
me virus ka punuar në një market, pasi që shefi i tij nuk i ka dhënë
leje për pushim.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:15.

LEXO EDHE: 609 raste të reja me virus dhe 13 persona humbën jetën


“Pas pranimit të n informatës se një person pozitiv me Co vi d 19 është duke punuar
në një market, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetë izolim
nga shefi i tij”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin menaxherja e lokalit e dyshuara femër
kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në
procedurë të rregullt.

Shperndajeni :
Reklamo KëtuVR Estate