”Presidenti siç e ka bërë e gjetë!”

Dibran Demaku

Është e trishtë,madje tejet e trishtë kur qytetari i vendit,shqiptari
në qendër të Prishtinës deklaron për të parin e shtetit dhe
thotë: Presidenti,siç e ka bërë e ka gjetë!

Kjo deklaratë pa ekuivoke tregon se në këtë vend dhe në këtë popull ka ndodhë një
thyerje e madhe,tragjike!E pra,po të ndodhte diçka e tillë para disa vitesh,një popull
i tërë do të ngritej në këmbë për mbrojtjen e Birit të tij!E shkruajtën me B të madhe
,sepse vetëm para pak vitesh ai quhej me këtë nofkë!

Ai,Biri i madh i popullit dhe i vendit ishte kthyer në vendin e vet si çlirimtar dhe fitimtar!
Për të(Hashimin-Thaqin) këndoheshin edhe këngë dhe ngado shkonte ai populli e priste
me entuziazëm të madhë dhe me duartrokitje frenetike!Dhe jo vetëm atë,por edhe
gjithë të tjerët që kudo priteshin si çlirimtarë dhe fitimtarë të lirisë!
Veçse edhe liria i paska të mirat dhe të metat e veta!Çlirimtarët,fitimtarët me të madhin
e tyre do të viheshin në ballë të lirisë në ballë të vendit!Populli besonte e priste se
këtu e tutje gjithçka do të lëvizte vetëm nga e mbara dhe prosperiteti!…Por?!…

Diçka u gabua rrugës, diçka që në popull filloi ftohja!Dhe ftohja filloi pikërisht aty kur
ish-çlirimtarët,fitimtarët,më shumë se për popullin,po bënin për vete?!…Ata që ishin
nën dardha filluan t‘i hanin dardhat!Filluan që të harronin se kishte edhe të tjerë (dhe
ata të tjerët që ishin popull)duhej që të hanin dardha,që edhe ata të shijonin ëmbëlsinë
e lirisë!
Veçse nuk qenka e thënë të bëhet ajo që ëndërrohet e synohet nga populli.Të zgjedhurit
e tij(Thaçi dhe të tjerët)filluan të merrnin për vetën e tyre të mirat materiale
,ndërkaq populli le të ngrihej në diellë siç thuhet diku në një film artistik!


Filloi ajo ndarja e pashmangshme pari-popull:Paria filloi të lëvizte me vetura të
shtrenjta dhe me përcjellje civile e policore,dhe të ruhej nga vetë populli i vetë!
Nxori ligje e dokumente ku i siguronte vetës dhe të vetëvetës të mira dhe privilegje,
edhe për vitet në vazhdim!Bleu për vete edhe dheun nën këmbët e popullit!
Kështu ajo ftohja e fillimit Pari-popull vazhdoi të prodhonte ftohje deri në ngrirje-
akullë!

Zullumi këputet prej së trashi!-ka thënë sa e sa herë populli.Zullumi këputet atëherë
kur populli nuk ndien dhimbje e as brengė për parinë e vetë!
Është e trishtë,madje tepër e trishtë kur qytetari i vendit,shqiptari,në qendër të
Prishtinës deklaron për të parin e shtetit dhe thotë:Presidenti siç e ka bërë e gjetë!

Nga Dibran Demaku

Shperndajeni :
Reklamo KëtuVR Estate