Premierliga nuk ndalet, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

ui89u

Premierliga nuk ndalet, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Një ndër ligat evropiane që nuk di të pushoj edhe gjatë festave të fund vitit është padyshim liga angleze.

Ka pasur kërkesa nga menaxherë dhe lojtarë të ndryshëm që të ketë një pauzë dy javore për shkak të festave dhe zhvillimit të shumë ndeshjeve këtë sezon me një orar të ngjeshur, mirëpo kjo kërkesë nuk është marrë parasysh.


As Co v id-1 9 nuk po arrijë që ta ‘bllokoj’ rrugëtimin e Premierligës, kjo pas një shpërthimi që pati në qytete të ndryshme në Angli. Pas një shpërthimi të rasteve me Co vid-19  në klubin e Manchester City, mendohej se do të ketë një pushim, mirëpo as kjo nuk ndodhi. Dita e sotme në Angli hapet me super sfidën mes Tottenham dhe Leeds, duke pasuar më pastaj me Crystal Palace dhe Sheffield United. Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo mes Brighton dhe Wolves, ndërsa Arsenali do të udhëtoj për t’u përballur me West Brom.

Shperndajeni :
Reklamo KëtuVR Estate