Prej sot, mërgimtarët do të paguajnë policat kufitare

mërgimtarët

Nga 1 janar 2021 (sot), mërgimtarët duhet të paguajnë policat kufitare.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Byroja Kosovare e Sigurimit.

“Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


Komunikata e plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të
aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka
Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve
motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e
përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për
automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare
të Sigurimit skadon më 31.12.2020.

Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu