Pozita si e mbani telefonin tregon shumë për personalitetin tuaj

Pozita

Ekzistojnë katër pozita kryesore për të mbajtur dhe përdorur telefonin tuaj, dhe ky është kuptimi i secilës prej tyre, sipas “Italia Feed”.

N.1

Nëse jeni nga ata që përdorin celularin me një dorë, kjo mund të thotë që ju jeni një person me shumë besim. Kjo mënyrë e mbajtjes së telefonit, është tipike për ata që janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe, por me kujdes dhe kontroll të asaj që vendosin në lojë.

Për sa i përket marrëdhënieve personale, ju mund të jeni e kundërta. Ju pëlqen të keni kohë të mjaftueshme për të marrë vendimet e nevojshme pa nxitim ose pa presion të panevojshëm. Për këtë arsye, disa do t’ju konsiderojnë si të izoluar dhe shumë të rezervuar.

N.2

Nëse e mbani telefonin në njërën dorë, por përdorni ekranin me gishtin e madh të dorës tjetër, kjo tregon mençuri, aftësinë për të llogaritur veprimet tuaja paraprakisht. Ju jeni intuitiv, i arsyeshëm dhe shumë ju shohin si një person i matur.

Në dashuri, historia mund të jetë ndryshe. Ndonjëherë ju merrni vendime pa menduar dhe kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet tuaja int ime sepse shpesh nuk i jepni kohë vetes për të marrë vendime në përputhje me rrethanat.

N.3

Ky është stili i dikujt që është efikas dhe është mësuar të marrë vendime të shpejta … Ju jeni në gjendje t’i përshtateni rrethanave dhe nuk ju trembin sfidat që provojnë aftësitë tuaja.

Sa i përket dashurisë, kjo aftësi për efikasitet nuk luan gjithmonë pjesën më të mirë për ju. Në disa raste, ju mund të dukeni tepër i drejtpërdrejtë dhe kjo mund të jetë frikësuese për personin me të ciln po përpiqeni të krijoni një lidhje.

Nr. 4

Ky pozicion tregon kreativitetin. Ju jeni nga ata persona që ju pëlqen të qëndroni vetëm duke menduar për idetë tuaja të pafundme, të cilat përpiqeni t’i zbatoni në jetën tuaj për të zgjidhur problemet që ju rrethojnë. Imagjinata juaj është mjeti më i rëndësishëm në jetë.

Në romancë, konsideroheni të ndrojtur, diçka që mund të mos jetë tërheqëse për shumë njerëz, por thellësia e karakterit tuaj do të befasojë me lehtësi ata që krijojnë kohë për t’ju njohur.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu