Sipas “Journal of Marital and Family Therapy” në 41 për qind të martesave të paktën njëri nga partnerët pranon të ketë kryer tradhti qoftë fizike, qoftë emocionale. 57 për qind e meshkujve pranojnë të kenë tradhtuar në çdo marrëdhënie që kanë pasur, të njëjtën gjë e pranojnë edhe 54 për qind e femrave. 22 për qind e meshkujve dhe 14 për qind e femrave pranojnë se janë larguar të paktën një herë nga shtëpia gjatë martesës.

Divorcet janë shtuar shumë gjatë 10 viteve të fundit. Martesa nuk është më e shenjtë aq sa lexojmë nëpër libra apo aq san a thonin gjyshërit tanë. Arsyet janë të ndryshme dhe një nga ato është dhe tradhëtia. Studiuesit kanë treguar arsyet pse ajo ndodh ose arsyet pse çojnë dikë deri në tradhëti:

Sepse dashurojmë një tjetër (30%)

Për të luftuar monotoninë, dëshira për pushtime të reja (22,6%)

Dëshira për të provuar eksperienca të ndryshme seksuale (19%)

Sepse ndihemi të pakënaqur nga partneri (15,3%)

Sepse ndihemi të pakënaqur nga jeta dhe duam një konfirmim (12,8).

Shperndajeni :
Reklamo Këtu