PDK nervozohet me Vjosa Osmanin: ‘Pse po tregon se e kemi vj edhur Kosovën’

Osmani

OPINION NGA FATON MEHMETI

Po, Vjosa është fajtore së bashku më Albin që nuk i mundën, nuk e lanë akoma në pushtet PDK-në që të vj edh. Edhe më shumë fajtorë janë që e paraqesin realitetin, të keqen duhet mbrojtur, fshehur. Kjo është logjika e PDK-së, logjikë mbi të cilën kanë mbajtur pushtetin. Shtetin e kanë pa si një vend ku duhet vj edhur, pla çkitur, njësoj si luf tëtarët marrin nga ar miku i mundur të gjitha që mundën.

LEXO EDHE: Çka po ndodhë në PDK? Vlora Çitaku refuzon ofertën e tyre!


Pa fijen e turpit, së fundi zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, reagoi ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit për BBC-në, ku Kosovën e paraqet si vend të zhytur në kr im e korr upsion. Vjosa nuk e ka bëre Kosovën as të korr uptuar, as të varfër dhe aq më pak të pajetueshme. E kundërta, Vjosa është shpresa tek e cila qytetarët e shohin të ardhmen, shpresën dhe besimin, si rezultat i këtij besimi mori mbi 300 mijë vota, 3 herë më shumë se krejt PDK bashkë. Betimi, ky zyrtar i lodhët i PDK-së, shkon deri aty sa realitetin e shprehur nga Vjosa e cilëson si “deklarata të tilla janë su lme kundër shtetësisë së Kosovës”. Pa dhënë asnjë arsye të vetme për atë që shkruan, zyrtari i PDK-së, “harron” se është pikërisht partia që ai përfaqëson, e keqja më e madhe që i ka ndodhur Kosovën nga pasluf ta. Mjafton të lexojmë statusin e këtij zyrtari të PDK-së për të kuptuar varfërinë logjike, mendësinë primitive dhe naivitetin që karakterizon këtë parti politike, fatmirësisht në opozitë, shpresoj për shumë kohë. Ja çfarë shkruan Betimi “Në medien ndërkombëtare BBC, ajo e paska nxirë shtetin e ri të Kosovës duke e prezantuar si një shtet i korr uptuar dhe kri minal. Ju zonja Osmani dhe ju zoti Kurti, ndaloni sul met ndaj shtetit të Kosovës. Nuk mund ta bëjmë shtetin dy herë. Boll po e sul mon Serbia. As ty z. Kurti dhe as ty zonja Osmani, shteti i Kosovës nuk iu ka borxhe që ta luf toni kaq shumë”.

Për të qeshur, për t’u shkrirë nga e qeshura, njeriu qesh edhe nga zori. Thua se Vjosa dhe Albini kanë qenë në pushtet, e jo PDK, e cila për 12 vjet në krye të shtetit ka bërë që Kosova të futet në listën e zezë për kr im, korr upsion, varfëri etj. Ose lexuar më mirë mesazhin e Betim Gjoshit, “ne kemi vje dhur, por ju mos tregoni”. Prej kujt me u fsheh o Betim, krejt bota e di. Krejt organizatat e renditin Kosovën vendi më i korr uptuar në Evropë dhe në mesin e katër shteteve më të korr uptuar në botë.

Nuk fshihet dielli me gisht, janë mësuar këta të PDK-së të bëjnë punë të pi sta dhe mos t’i tregojnë. Eh, tani iu ka dalë boja, ju njohim krejt. E sa për Kosovën, të kishit menduar për Kosovën vetëm 1 %, ndryshe do të ishte ajo sot. Turpi është i PDK që e ka lënë Kosovën në këtë gjendje, mes lëngimit nga PDK dhe shpresës për ditë të mira nën qeverisjen e Albinit dhe Vjosës.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu