Njoftim nga komuna e Prishtinës për bizneset përfituese të granteve

Komuna

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë shtyrë afatet për dorëzimin e dokumenteve për bizneset të cilat ishin përfituese të granteve.

Sipas njoftimit, bizneset do të mund t’i dorëzojnë ato nga data 11-15 janar.

Ahmeti njofton se dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Njoftimi i plotë:

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që për cfarëdo arsye nuk kanë arritur të i dorëzojnë dhe kompletojnë dokumentet e kërkuara, do të mund të i dorëzojnë ato nga data 11 – 15 janar 2021.

Dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Dokumentet e kërkuara janë:

– Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
– Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror).

Shperndajeni :
Reklamo Këtu