Nga muaji prill, kjo do të jetë mënyra e vetme për të hyrë në Austri

Austri

Përderisa Komisioni Evropian dëshiron të prezantojë pasaportën e re dixhitale të CO VID-19 deri më 1 qershor, Austria ka përshpejtuar procesin e prezantimit të të ashtuquajturës “pasaportë jeshile”, të cilën dëshiron të prezantojë në prill.

Austria dëshiron të ketë një dokument në prill që do të përmbajë dëshmi të vaksinimit, një test negativ ose një infeksioni të mëparshëm duke prezantuar antitrupat e siguruar.

LEXO EDHE: PDK i reagon ashpër Vjosa Osmanit

Në ditët në vijim, do të punohet në kuadrin ligjor për zbatimin e projektit nën titullin e punës “pasaporta e gjelbër”, që u vendos në seancën e sotme të qeverisë.

Kjo pasaportë do të lejojë lirinë e udhëtimit. Austria, e cila është një vend, ekonomia e të cilit, ndër të tjera, mbështetet shumë në turizëm, ka iniciuar futjen e pasaportave në BE, domethënë pasaportat që do të mundësonin rivendosjen e lirisë së udhëtimit.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu