Në Shqipëri regjistrohen 13 tërmete për 24 orë

Shqipëria ka pasur plot 13 tërmete vetëm gjatë ditës së djeshme. Aplikacionet për detektimin e tërmeteve kanë identifikuar këto tërmete, sipas të cilave, i pari është shënuar në ora 01:22 dhe i fundit në ora 22:28.

Gjatë tërë ditës ka pasur lëkundje të tokës, 10 prej të cilave kanë pasur epiqendrën në Elbasan dhe 3 në Fier.

Lëkundja më e fortë gjatë 24 orëve është regjistruar në Elbasan me magnitudë 4.3 shkallë, i cili ka qenë edhe tërmeti i parë i regjistruar nga dita e djeshme.

Kujtojmë se në muajin nëntor, Shqipëria ishte goditur nga një varg tërmetesh, derisa ai i datës 26 nëntor me fuqi prej 7-ballësh, la të vdekur 51 persona dhe mbi 1 mijë të lënduar. Një nga viktimat ishte hedhur nga ballkoni prej frikës dhe për pasojë kishte vdekur.

Shumë vendbanime në Tiranë, Durrës e Lezhë u shkatërruan dhe banorët u strehuan në çadra dhe hotele. Po ashtu, mësimi ishte ndërprerë në 50 shkolla të dëmtuara të Durrësit.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu