Ndonëse është një hit, Nexhat Osmani është penduar për këtë këngë me Remzie Osmanin

Nexhat dhe Remzie Osmani, vëlla e motër, janë dyshet më të këndshme në muzikën shqiptare.

Të dy këngëtarët ishin të ftuar në NIN. Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani, zbuluan shumë të pathëna nga jeta e tyre.

Në rubrikën “Haje ose thuaje” këngëtarja i parashtroi një pyetje lidhur me bashkëpunimet e shumta. Për cilin bashkëpunim je pishman?


Nexhat Osmani hezitoi në përgjigje megjithatë u përgjigj se projekti muzikor “Gjerdani i dashurisë” është ai bashkëpunim. Ndërkohë, këngëtari nuk e zbuloi arsyen e kësaj përgjigje sidoqoftë kjo është një nga këngët më të pëlqyera të dyshes.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu