Mustafa del para gjykatësve të Hagës

Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali, është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Kjo është paraqitja e tij parë prej se u arrestua më 24 shtator të këtij viti dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Javën që shkoi, Mustafa u arrestua në Kosovë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletëarrestimi të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara.

Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020.

Ai ngarkohet me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, ka shkruar Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu