Ministrit Arben Vitia po i kërkohet ta mbyllë rreptsisht vendin

Arben Vitia

Analisti Bleron Baraliu, i kërkoi ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, të marrë masa të rrepta për të ulur numrin e rasteve pozitive me kor onavi rus.

Baraliu ka shkruar në Facebook se pas rritjes së numrit të rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit, duhet të ketë mbyllje urgjente.

“800+ raste, 13 vde kje/dite mesatare!Qeveria, me Arben Vitia ne detyre, duhet te beje nje mbyllje urgjente, te rrepte dhe me detyrim dicipline per 10-14 dite. Mbyllje te te gjitha aktiviteteve e bizneseve pervec me esenciale”, ka shkruar Baraliu.


LEXO EDHE: Pas numrit të madh me CO VID, vjen lajmi i fundit nga IKSHPK

Ai thotë se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për rritjen e numrit të rasteve pozitive me CO VID-19.

“Cfare po ndodh me Co vid eshte nje vr asje nga shteti dhe vetevr asje kolektive. Qeveria duhet te marre pergjegjesi, jo me se paku sepse edhe vet eshte pergjegjese per kete situate te rende”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot Indtituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 836 raste pozitive dhe kanë vde kur 10 persona.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu