Mevlani është penduar që zgjodhi Ledjanën dhe jo Antonelën,habit me përgjigjen!

Mevlani është penduar që zgjodhi Ledjanën dhe jo Antonelën,habit me përgjigjen!

Mevlani, Antonela dhe Ledjana ishin padyshim nga konkurrentët më të përfolur të sezonit të kaluar. Trekëndëshi i krijuar mes tyre solli situata interesante brenda por më vonë edhe jashtë programit. Mevlani zgjodhi në fund Ledjanën dhe la Antonelën por duket se është penduar për këtë.

Së fundmi ai dhe Antonela kanë qenë të ftuar në emisionin “Jashtë Loje” ku nuk kanë munguar as pyetjet ngacmuese për dy ish-konkurrentët. Të pyetur se për çfarë janë penduar, ata dhanë të dy përgjigje shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Antonela tha se duhet ta kishte shijuar më shumë, ndërsa Mevlani tha shkurt “Jam penduar për zgjedhjet që kam bërë në program”.


Zgjedhja e tij ishte Ledjana, ndaj duket se për këtë ai është penduar. Si duket është bërë pak vonë pasi tashmë ai dhe Antonela kanë krijuar një raport miqësor. Në anën tjetër me Ledjanën është mbyllur çdo gjë, ajo veçse nuk flet më me Mevlanin është ndër më të rezervuarat edhe në daljet publike.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu