Kuptimi për secilën ngjyrë të trëndafilit
Cila është ngjyra në të cilën gjeni veten?
Nëse mendoni t’i dhuroni trëndafila dikujt, varësisht nga rasti dhe raporti që keni me të, duhet të zgjidhni edhe ngjyrën e trëndafilit.
Sigurisht, nëse ata kanë një ngjyrë të preferuar të trëndafilave, atëherë ju veçse e dini se cilën ngjyrë të zgjidhni, por nëse doni të bëni një buqetë si pas normave etike, atëherë ne jemi këtu për të iu ndihmuar
LEXO EDHE: Gabimet që bëni kur gatuani pica në shtëpi
Trëndafili i verdhë
Ky trëndafil ka kuptimin e lumturisë dhe pozitivitetit. Trëndafilat e verdhë janë mënyra e duhur për të përuruar një mik, ose për të uruar shëndet dhe të mira.
Trëndafili rozë
Kjo ngjyrë ka kuptimin e elegancës dhe sentimentalizmit. Është simbol klasik i bukurisë dhe nuk ka rëndësi rastin, ju gjithmonë mund të dërgoni trëndafila rozë.
Trëndafili i kuq
Tradicionalisht, ata janë të asociuar me dashurinë, bukurinë dhe perfeksionin. Janë mënyra klasike e të thënë “Të dua”. Për partneren romantike, janë dhurata e duhur.
Trëndafili i bardhë
Me bukurinë e tyre të qetë, këta trëndafila janë bërë identifikimi i kujtimit dhe pritshmërie për të ardhmen. Ato përdoren për ceremoni përkujtimore ose për fillime të reja. Pra, dasmat, funeralet, etj/
Trëndafili vjollcë
Këta trëndafila kanë kuptimin e kreativitetit, mundësive të hapura dhe mendjes së hapur. Nëse i dhuroni dikujt trëndafil vjollcë, ka kuptimin e dashurisë në shikim të parë.
Trëndafili portokalli
Kjo ngjyrë vibrante ka kuptimin e pasionit dhe emocioneve. Nëse ju keni ndjenja të fuqishme për një person, çfarëdo qoftë raporti juaj, atëherë mund t’i dhuroni këtë trëndafil.