Mediet gjermane shkruajn: Albin Kurti në pragun e pushtetit

Albin Kurti

Mediet gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, nën titullin “Zgjedhje të reja në Kosovë”, shkruan se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE: Vendim: Kosova pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

Mundësi punësimi në Gjermani

“Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie, kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh”, shkruan FAZ.

Kurse gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit” thekson se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja.

“Këtë moment e pret Albin Kurti që nga marsi. Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të hënën për zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. Ato mund të sjellin sërish në pushtet, Albin Kurtin dhe partinë e tij ‘Vetëvendosje’”, shkruan NZZ.

Gazeta gjermanishtfolëse zvicerane i kushton vëmendje transformimit të Albin Kurtit si politikan.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu
Mundësi punësimi në Gjermani