Conor McGregor ka zbuluar se ai ende dëshiron të luftojë me Diego Sanchez.

 

Luftëtari irlandez propozoi një luftë mes tij dhe Sanchez në muajin shkurt, por presidenti i UFC, Dana White e hodhi poshtë.

Por 32-vjeçari ka përsëritur idenë e tij përmes një shkrimi në Twitter, për t’u përballur me amerikanin që ka rekord 31-13.

McGregor ndër të tjera shkruan se ”do të ishte nderi im të luftoja me një nga pionerët e këtij sporti”.

Kujtojmë se McGregor vetëm pak muaj më parë vendosi për herë të tretë të tërhiqej nga UFC.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu