Fondacioni i Labinot Tahirit me ndihmën e qytetarëve vullnetmirë, arritën ta bëjnë me shtëpi, Selman Avdiun.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari me anë të një postimi në Facebook, ku u lidh ‘live’ me anë të një videoje.
Labi njoftoi se ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selman Avdiu nga Drenasi u bë me shtëpi të re.

“Nje lajm i gëzueshem!
Sot i’a uruam shtêpinë e re ish Ushtarit të Uçk-së Selman Avdiu nga Drenasi!
E gjithë familja dhe femijët ishin para shtëpisë duke më pritur, por i thash femijët nuk du me i pas kur jemi live në kamerë vetem përshkak paragjykimeve!!
Të dashur qytetarê e donatorë faleminderit për të gjitha, se edhe një familje u rahatu në këtë dimër!”, shkruan Labi.