Ky është shqiptaro-amerikani që do të kandidojë për Asamblenë e New York-ut

Një nga veprimtarët më të njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan që do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York është Marko Kepi.

Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është caktuar për në 29 shtator, në mesditë. Të interesuarit janë të ftuar në adresën: 1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306, transmeton telegrafi.

Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për organizimin e suksesshëm shqiptar në paradën e përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në New York.

Gjithashtu në politikën amerikane, Kepi është dalluar si mbështetës i presidentit Donald Trump.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu