Një aksi dent trafiku ndodhi mbrëmë në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.
Si pasojë e këtij aksi denti humbi jetën një person.
24 vjeçari i cili ndërroi jetë është Merison Zeka nga fshati Nekovc.
Merisonin tashmë kanë filluar ta kujtojnë shumë familjarë e miq, teksa duhet përkujtuar se nga ky aksi dent të lënduar mbetën edhe gjashtë persona të tjerë.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vde kjen e vëllaut,shokut ton Merison F. Zeka. Allahu e meshiroft dhe e gradoft me xhenetin Firedeus të ndjerin.Familjes i shprehim ngushellime te sinqerta Allahu qoft gjithmon me ju”, shkroi njëri nga miqtë e tij.
Kurse nga Policia e Kosovës mbrëmë deklaruan se rasti në fjalë po hetohet nga hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor.
“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë, ka ndodhë një aksi dent ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksi dentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vde kjen e vikt imës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”, u tha mbrëmë nga Policia e Kosovës.