Kurti mburret me punën e Kuvendit: Kemi bërë shumë punë për 55 ditë

Kurti

Kryeministri Albin Kurti, do ta prezantojë sot në Kuvendin e Kosovës programin qeveritar të Ekzekutivit.

Ai paraprakisht i dha rëndësi ndryshimit të pushtetit që doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duke thënë se “sot duhet ta festojmë këtë standard”.

“Kemi bërë shumë punë”, tha Kurti, duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai.


Ai tha se edhe masat anti-Co vid kanë rezultuar efektive.

LEXO EDHE: Presidentja sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur!

Kurti sërish përmendi zotimin për t’i vaksinuar 60% të qytetarëve të Kosovës deri në fund të këtij viti.

“Të jeni të sigurt se Qeveria është në krye të detyrës”, tha ndër tjerash Kurti.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu