Kurti flet për rezultatin e dobët të VV-së në zgjedhje: Kemi defekte të brendshme që duhet t’i analizojmë

Kurti flet për rezultatin e dobët të VV-së në zgjedhje: Kemi defekte të brendshme që duhet t’i analizojmë

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë ku LVV arriti t’i fitojë vetëm 4 komuna.

Si shkak për këtë, Kurti ka thënë se në LVV ka disa defekteve të brendshme dhe bashkimi i të gjitha partive kundër LVV

“Rezultati jo i kënqashëm për neve, vjen si rezultat i defekteve të brendshme që duhet t’i analizojmë ditëve në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se administrimi i procesit zgjedhor ishte shumë i mirë.


Kurti ka uruar gjithashtu kryetarët e ri të komunave dhe iu ka premtuar bashkëpunim.

“Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do të kenë shumë beteja dhe punë në përballjen me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku po shpëlahen para. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, ka thënë ai.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu