Krem supa me pulë, vezë dhe kos

wr

Krem supa me pulë, vezë dhe kos

Shija e veçantë që do të ngrohë shpirtin gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Të gjithëve na pëlqen një pjatë supë e ngrohtë gjatë ditëve të ftohta, por kjo po që do jetë e preferuara juaj.

Kjo është një recetë e re e shpikur nga një nënë shqiptare, prandaj mos u çuditni nëse nuk e keni dëgjuar asnjëherë më parë.


Gjithçka që do iu duhet të dini është më poshtë: Përbërësit: 1 litër ujë 2 katrorë supe 4 lugë kos 3 vezë 1 lugë miell 2 lugë vaj 200 gr mish pule 1 qepë 1 karrotë 2 thelpinj hudhre Kripë Biber i zi Erëza të përziera Përgatitja: Si fillim, duhet të kaurdisni mishin. Mishin e pulës, të bluar e hidhni në një tenxhere, ku do ta përzieni me qepën, karrotën dhe hudhrën, të gjitha të grira imët. Hidhni përafërsisht 50ml vaj dhe 1 lugë të mesme kripë dhe lëreni të kaurdiset për rreth një orë, në temperaturë të ulët. 1 litër ujë e vendosni në zjarr, dhe shtoni katrorët e supës dhe lëreni deri sa të vloj, shkruan lajmi.net. Në ndërkohë që uji fillon të vloj, një fërtele hidhni një lugë supe të mbushur mirë e mirë me miell dhe shtoni dy lugë vaj. Përzini vazhdimisht, deri sa fillon të vloj. Përzini pa ndalur deri sa masa të filloi të marr një ngjyrë pak më të mbyllët. Hidheni masën në ujë dhe përzieni deri sa masa të filloi të trashet paksa. Në një enë përzieni 3 vezët me 4 lugë kos, dhe më pas shtojeni në tenxhere. Përzieni mirë. Shtoni 1 lugë supe erëza të përziera, gjysmë luge supe krip dhe një maje gishtash biber të zi. Në fund shtoni dhe mishin e kaurdisur, dhe lëreni të vloj paksa në temperaturë të ulët duke e përzier herë pas here. Gjatë shërbimit, mund të dekoroni supën me një gjethe majdanozi. Ju bëftë mirë!

Shperndajeni :
Reklamo Këtu