Këshilla për të moshuarit

Ndoshta jeni përpjekur shumë që të keni shëndet të mirë gjithë kohës duke ngrënë siç duhet, duke u ushtruar, duke bërë kontrollet e duhura mjekësore. Gjithsesi ndërsa koha kalon dhe i afroheni moshës së tretë, janë disa gjëra që ndoshta është mirë t’i merrni parasysh. Më poshtë disa këshilla nga mjekët e Shkollës Mjekësore të Harvardit:

Përshtasni shtëpinë:shkallët, banja dhe kuzhina janë problematike për të moshuarit. Edhe nëse tani nuk keni nevojë për ndryshime, filloni t’i bëni ato avash-avash në mënyrë që të mos ju pengojnë ndërsa vitet kalojnë.

Kujdesuni të mos rrëzoheni: Rrëzimet janë problemi më i madh për të moshuarit, që u shkaktojnë deri vdekje. Masat e sigurisë janë të rëndësishme, por gjithashtu kujdesuni të bëni ushtrime që përmirësojnë ekuilibrin dhe forcën.


Merrni parasysh azilet. Ndoshta ju duket jo e natyrshme, por azilet janë një shtëpi e mirë për ata që nuk kanë të afërm dhe zakonisht kanë shërbime të mira për të moshuarit.

Mendoni më parë lidhur me ndihmën që do t’ju duhet: Përgatitja e vakteve, transporti, rregullimi i shtëpisë, pastrimi janë disa gjëra që do t’ju duhen kur të plakeni, kështu që kërkoni që më parë persona të aftë për t’ua bërë shërbime të tilla.

Plani i emergjencës: Kë do të thërrisni nëse keni një problem? A ka një person që mund të vijë t’ju shohë rregullisht? Ç’do të bëni nëse rrëzoheni dhe nuk arrini telefonin? Mbani numra urgjence pranë çdo telefoni. Mbani një celular me butona të mëdhenj dhe mendoni të investoni në një sistem alarmi personal.

Shkruani direktiva kujdesi: Këto direktiva, si për shembull, një letër lidhur me dëshirat që keni nëse jeni shumë i sëmurë ose nuk mund të flisni, tregojnë vullnetin tuaj kur ju jeni të pamundur. Çdo i afërm i juaj i rritur duhet t’i ketë këto dokumente.

Këshilla:

  • Shmangni vaktet e rënda. Hani mëngjes të plotë që të përmbajë përveç të tjerave edhe qumësht ose kos.
  • Të ruani një peshë trupore të pranueshme, duke kryer një aktivitet motor të mirë dhe duke mos abuzuar me ushqimet e yndyrshme apo ëmbëlsirat.
  • Ulni yndyrat shtazore duke zgjedhur rregullisht peshk dhe mish të bardhë për konsum, pulë, gjel, lepur, por mos e teproni me konsumimin e djathërave sidomos të stazhionuar. Konsumoni shpesh fruta dhe perime të freskëta.
  • Mos e teproni me përdorimin e pijeve alkoolike dhe konsumin e tepërt të kripës.
  • Mënjanoni ushqimet shtazore të gjalla ose gjysmë të pjekura apo salcat me bazë veze të freskët të papërpunuar, pasi kanë një rrezik të lartë ndotjeje.
  • Duke ngrënë ushqim të shëndetshëm dhe duke u ekspozuar në diell, kur është e mundur, ndihmojnë në shëndetin e kockave.
  • E rëndësishme të konsumoni qumësht, patate, oriz, makarona si dhe mish e peshk.
  • Prodhimet si djathi, qumështi, kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B 12.

Rekomandohet konsumimi i 6-8 gota lëngje në ditë, të ngrohta dhe të ftohta. 

Shperndajeni :
Reklamo Këtu