Këngëtari i njohur paralajmëron turneun muzikor për 2022

rerere

Këngëtari i njohur paralajmëron turneun muzikor për 2022

Bad Bunny ka njoftuar turneun e ri muzikor. Bad Bunny ka njoftuar se do të nisë një turne në Amerikën e Veriut, duke e quajtur atë El Último Tour del Mundo 2022

Emri i turneut është i njëjti me atë të albumit të tij të vitit 2020. Biletat dalin në shitje të premten dhe datat e turneut fillojnë nga shkurti deri në prill të vitit të ardhshëm. Fituesi i çmimit “Grammy” njoftoi turneun të dielën, pas debutimit të tij në WrestleMania. Ai u bashkua me Damian Priest për të mposhtur The Miz dhe John Morrison.

Artisti me shumë shitje platin fitoi dy çmime “AMA”, atë për artistin e preferuar dhe albumin e preferuar latin. Ai gjithashtu fitoi çmimin “Albumi më i mirë latin pop ose urban” për “YHLQMDLG” në edicionin e 63-të Grammy Awards, duke shënuar fitoren e tij të parë Grammy në karrierë. /

Shperndajeni :
Reklamo Këtu