Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 199 raste të reja me COV ID-19.
Si pasojë e këtij vir usi kanë humbur jetën katër pacientë.
Nga muaji mars deri më sot si numri i përgjithshëm i të infektuarve me kor onavi rus ka arritur në 52.333.

LEXO EDHE: Zemaj: Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-CO VI D19 nga Pfizer
Njoftimi i plotë nga IKSHPK:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vde kjes me SA RS CoV-2 pozitiv. Rastet e vde kjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në vir usin SA RS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vde kjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.
