Jep dorëheqje Gent Cakaj

Genc

Gent Cakaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Jashtëm në Shqipëri.

Në vend të tij do të jetë, Olta Xhaçka e cila do të jetë ministrja e re e Jashtme në Shqipëri.

LEXO EDHE: Shefi i AKI-së ka pranuar të largohet nga detyra


Këtë e ka bërë ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu