Humbin jetën 3 persona nga virusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe tri viktima të koronavirusit. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu