Humbi djalin nga leukemia, babai jep 20 mijë euro për policen nga Peja

Policja

Një person nga Kosova ka dhënë 20 mijë euro donacion për personat e sëmurë, një muaj pasi djali i tij 30-vjeçar ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se i njëjti ka dashur që të mbetet anonim, e se kjo shumë që ai ka dhuruar do të jepet për t’i ndihmuar polices nga Peja, Visare Hysenit, që ka kërkuar ndihmë pasi që është prekur nga ”Leukemia Akute”.

VR Estate

Hyseni në Facebook ka shkruar se prindi që ka kërkuar të mbetet anononim e kishte humbur djalin një muaj më parë po nga kjo sëmundje.

Donacion

Policja

Shperndajeni :
Reklamo Këtu
Mundësi punësimi në Gjermani