Gjermania ka vendosur për zgjatjen e masave të izolimit

Gjermania

Gjermania do të zgjasë masat e izolimit të pjesshëm në të gjithë vendin deri më 18 prill.

Pas bisedimeve disa orëshe, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e landeve gjithashtu ranë dakord për një bllokim pesë-ditor gjatë festës së Pashkëve.

Pothuajse të gjitha dyqanet do të mbyllen nga data 1 deri më 5 prill. Vetëm supermarketet do të lejohen të hapen më 3 prill.

Mundësi punësimi në Gjermani

“Tani jemi në një situatë shumë serioze”, tha Merkel në një konferencë për shtyp, duke e përshkruar variantin më vd ekjeprurës dhe infektiv të koro navir usit – të identifikuar për herë të parë në Britani të Madhe – si një “pan demi e re”.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, ka qenë një mbrojtës i vendosjes së masave të izolimit. Ai tha se Gjermania mbase po kalonte periudhën më të rre zikshme të pan demisë.

Sipas tij, varianti i ri nuk ishte vetëm më infektues dhe vde kjeprurës, por ndikon më shumë sesa vetëm të moshuarit.

Vendimi për të zgjatur kufizimet erdhi pasi numri i të infektuarve për 100.000 banorë u rrit në mbi 100 gjatë javës së kaluar. Zakonisht një rritje e tillë detyron qeveritë të ndërmarrin masa më të ashpra të izolimit.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu
https://www.instagram.com/prettywomanbyleonora/