Genta Ismajli në krahët e aktorit turk ‘Çenar’

Aktori turk, Tolgahan Sayisman, së bashku me gruan e tij Almeda Abazin dhe djalin e vogël Efehan ditën e djeshme ishin në Kosovë.

Çifti po ashtu u mirëpritën edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me të cilin arritën një marrëveshje mes ministrisë së tyre dhe Ministrisë së Kulturës të Turqisë, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta.

Ndër të tjera ata janë takuar me emra të njohur shqiptarë, ndër ta aktorin Vedat Bajrami dhe këngëtaren Genta Ismajli.

Ishte vetë Genta ajo e cila e ka publikuar një foto në Instastory në të cilën shihet krah çiftit të famshëm turk.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu