”E para LVV, e dyta PDK, LDK nuk ekziston më”

Kimete

Pas rrëzimit të Qeverisë, sërish nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, janë ngjallur diskutime të shumëta se kush do të dal i pari në zgjedhjet e ardhshme.

E i pari i LDK’së, Isa Mustafa deklaroi se ata do të dalin të parët këto zgjedhje.

LEXO EDHE: Isa Mustafa: LDK do të dalë edhe më e fuqishme në këto zgjedhje


Ndryshe nga ai mendon Kimete Berisha e cila ka shkruar një reagim personal për partinë që sipas saj do të dal e para në këto zgjedhje, kështu duke i reaguar deklaratës së Isa Mustafës.

Shkrimi nga Kimete Berisha:

LVV, e para.
A është senil a çka është puna e këtij!
Isa Mustafa thotë ‘Ne do të dalim të parët’.
Hamamin del i pari ti.
E para LVV, e dyta PDK.
Bile (për inat) preferoj m’i pa bashkë.
Le të dihet, LDK-në e ka kriju’ Ibrahim Rugova, dhe e ka shkatërru Isa Mustafa.
S’po jam e sigurtë tash a më vështirë është me lind apo me vde kë, por ma merr mendja vde kja lyp më shumë punë.
Që do të thotë, Isa Mustafa ‘më i zoti’ se Ibrahim Rugova.
Se boll i lodhtë duket nga jashtë, por me forcë të brendshme shpirtërore, e ka shkatërru një Shtëpi të Madhe që e ka mbajt populli me bukë, me ujë, e besa së fundi edhe me ‘dashnore fatale’.
As xhamia, as kisha, asnjë shoqatë humanitare nuk mbahet me pare të popullit, qysh është mbajtur LDK.
Bile, rekomandohet m’i kthy paret e 3% që i keni vjedh.
LDK nuk ekziston më.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu