Driton Kuka i kërkon Majlinda Kelmendit të pensionohet

ykm

Driton Kuka i kërkon Majlinda Kelmendit të pensionohet

Viti 2021 mund të jetë viti i fundit kur xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi do ta shohim nëpër garat ndërkombëtare.

Këtë lajm për Kp, e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka, i cili ka deklaruar se Kelmendi i ka rritur tashmë të gjitha ato që mund të arrihen në këtë sport dhe se pas Lojërave Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm mund të pensionet.


Kuka ka treguar se është propozim dhe dëshirë e tij që Majlinda t’i jap fund karrierës dhe të kap kontribut si trajnere e xhudos. “Po mendoj që Majlinda është e gatshme për gara. Nuk e di kur do të fillojë, por besoj se do të fillojë.

Majlinda tashmë i ka arritur të gjitha ato çfarë arrihen në sport dhe po besoj që me dy-tri gara vitin tjetër edhe caku i saj janë Lojërat Olimpike po shpresoj që do të më dëgjoj mua që pas Lojërave Olimpike në Tokio t’i bashkëngjitet ekipit të trajnerëve, të punoj afër meje sepse tashmë ekipi është rritur dhe po më duket që kam nevojë të kem dikë që ka nivel edhe që e di rrugën deri te medaljet e mëdha, të punojmë bashkë në mënyrë që ky numër prej pesë garuesve ndoshta në të ardhmen të bëhet 10 ose 15 garues me nivel elitar. Ky është edhe qëllimi ynë ndoshta për ciklin olimpik drejt Parisit 2020/24 dhe Lojërave Olimpike 2020/28, do të thotë të ndërtohet një ekip I trajnerëve në mënyrë që numri i garuesve të rritet edhe cilësia e ekipit”, tha Kuka.

Pas gjithë atyre medaljeve të tuara më të cilat e ka bërë krenar të gjithë popullin shqiptar, Kuka deklaroi se tashmë Majlinda e ka obligim që të ndihmojë në ngritjen e gjeneratave të reja dhe kampionëve të rinj.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu