Deri tani 60 mijë euro gjoba partitë poltike

Për 6 ditë fushatë zgjedhore, partitë politike janë ndëshkuar me rreth 60 mijë euro gjoba.

Këtë e ka bërë të ditur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), .

Vetëm edhe pak ditë deri në datën e zgjedhjeve (6 tetor) subjekteve politike u janë shqiptuar rreth 60 mijë euro gjoba nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Drejtues të këtij paneli kanë njoftuar se ankesat janë paraqitur nga organizatat joqeveritare që monitorojnë fushatën zgjedhore, si dhe nga subjektet politike.

Shperndajeni :
Reklamo Këtu